Berat/ Zjarri shkrumbon vilën 3-katëshe, dyshohet se e ndezën fëmijët e lagjes

Berat/ Zjarri shkrumbon vilën 3-katëshe, dyshohet se e ndezën fëmijët e lagjes

Një vilë tre katëshe në qytetin e Beratit është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Ish-pjeshkores”, ndërsa flakët ka rënë fillimisht në një nga dhomat e vilës. Brenda një kohe të shkurtër, zjarri u përhap në të gjithë ndërtesën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse, të cilët kanë bërë të mundur fikjen e flakëve. Sipas informacioneve, zjarri dyshohet të jetë ndezur nga disa fëmijë të lagjes, të cilët kanë ndezur disa kartonë dhe i kanë hedhur brenda në një nga dhomat nga dritarja që ishte e hapur totalisht.

Si pasojë e zjarrit të rënë janë shkrumbuar totalisht orenditë shtëpiake dhe gjithçka që ndodhej në katin e dytë të kësaj vile.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy