Hoxha për ngjarjen në Klos: Autori donte ti vriste të gjithë, por nuk kishte plumba

Hoxha për ngjarjen në Klos: Autori donte ti vriste të gjithë, por nuk kishte plumba

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetarin Artan Hoxha, teksa shpjegoi ngjarjen e rëndë me tre viktima dhe dy të plagosur që ndodhi në Klos, tha se vrasësi, Fiqiri Mjeshtri, ishte kthyer nga Anglia posaçërisht për të zgjidhur problemin e vajzës së tij dhe përfundoi duke vrarë dy persona, duke plagosur dy të tjerë dhe më pas duke vrarë edhe veten. 

Hoxha tha se Mjeshtri fillimisht e kishte plagosur 17 vjeçarin Kenado Shira, por më pas është rikthyer duke e qëlluar sërish dhe duke e vrarë.

Sipas tij, ai do ti vriste të gjithë por nuk kishte më plumba.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë rurale. Kanë qenë pjesëtarët e tre familjeve që janë takuar për tu sqaruar. Vajzës i ishte bërë shantazh dhe kërcënohej se fotot do ti nxirrnin në rrjete sociale. Babai i vajzës ka dashur ti vrasë të gjithë, por aq plumba ka patur në armë.

Me shtatë predha ka lënë dy të vdekur dhe dy të plagosur. Majde, djali 17 vjeçar, ka qenë gjallë dhe e ka goditur për herë të dytë. Ai është rikthyer dhe e ka vrarë.

Problemi i kësaj ngjarje është kjo. Qarku që ka numrin më të madh të krimeve të denoncuara, ishte Gjirokastra. E beson ti këtë? Sepse në Gjirokastër denoncojnë edhe vjedhjen e pulave. Ndërsa qarku me numrin më të vogël është Dibra. Pse? Sepse në Dibër i zgjidhin me pleqësi.

Ngjarja ka ndodhur pikërisht në qarkun e Dibrës. Në rastin konkret, ky konflikt i familjeve, nuk është adresuar të zgjidhet me policinë por kanë tentuar ta zgjidhin vetë.

Babai i vajzës ka gjetur këtë “zgjidhje”. Më pas ka zgjedhur ti japë fund edhe jetës së tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy