Policia shqiptare pjesë e operacionit ndërkombëtar për trafikimin e barnave të falsifikuara, goditen 59 grupe kriminale

Policia shqiptare pjesë e operacionit ndërkombëtar për trafikimin e barnave të falsifikuara, goditen 59 grupe kriminale

Policia e Shtetit njofton se ishte pjesë e operacionit ndërkombëtar “Shield”, i koordinuar nga Europol, për goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.

Operacioni u zhvillua nga muaji prill deri në muajin tetor të vitit 2022, u drejtua nga Franca, Greqia, Italia dhe Spanja dhe përfshiu policinë dhe autoritetet doganore të 28 vendeve.

Gjatë periudhës 7-mujore të zhvillimit të këtij operacioni ndërkombëtar, Policia shqiptare ka zhvilluar 6 operacione dhe megaoperacione për goditjen e kontrabandimit të barnave mjekësore. Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 14 shtetas, janë proceduar penalisht 6 shtetas, si dhe janë sekuestruar medikamente të ndryshme mjekësore, me vlerë mbi 100 000 euro.     

Gjatë operacionit ndërkombëtar “Shield”, në të gjitha vendet e përfshira, u goditën 59 grupe kriminale dhe u ndaluan 349 persona të dyshuar. 

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha të barnave të falsifikuara, substanca dopingu, suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive, vaksina të falsifikuara kundër COVID-it, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Policia e Shtetit është thotë se është e angazhuar dhe shumë e vendosur për të punuar ngushtësisht me partnerët, në përmbushjen e misionit të përbashkët, luftës kundër krimeve ekonomike e financiare, korrupsionit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy