
Një shqiptar rreth të 40-ve është vrarë me armë zjarri në Krefeld të Gjermanisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës teksa shqiptari po lëvizte me biçikletë.
Të shtënat u shënuan në mbrëmje rreth orës 20:00 të së hënës, duke tronditur qytetin në veriperëndim të Gjermanisë.
“Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë. Më pas sulmuesi u largua”, shkruan rosenheim24.
Zëdhënësi i policisë konfirmoi vrasjen, por nuk dha identitetin e viktimës. Policia ka marrë pamjet filmike të bizneseve në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorin/ët.



