Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, plagoset e moshuara teksa tentoi të dalë nga dritarja

Përfshihet nga flakët apartamenti në Fier, plagoset e moshuara teksa tentoi të dalë nga dritarja

Një banesë në katin e dytë të një pallati tre katesh në Mbrostar Ura në Fier, është përfshirë nga flakët. Në momentin e rënies së zjarrit në banesë ndodhej vetëm një e moshuar rreth të 70-ave, e identifikuar si Roza Shahu e cila jeton e vetme.

Punonjëset e qendrës shëndetësore të zonës kanë lajmëruar të parët shërbimin zjarrfikës, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu dhe ambulanca.

E moshuara është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në përpjekje për tu shpëtuar flakëve e moshuara ka tentuar të dalë nga dritarja duke pësuar dëme të lehta në trup.

Sipas shefit të repartit zjarrfikës në Fier Zija Hyka të gjitha orenditë janë shkrumbuar ndërkohë që neutralizimi i shpejtë i flakëve nuk ka lejuar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të këtij pallati.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndihmuar edhe banorët e pallatit të cilët kanë ndërhyrë të parët për të shuar flakët me mjete rrethanore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy