KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Isa Jata

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Isa Jata

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Isa Jata, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Isa Jata pasi rezultoi i pastër në tri kriteret e vetingut.

Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Isa Jata doli para trupës gjykuese të vetingut me 13 korrik për tri kritere e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, që rezultoi se i përmbushin sipas ligjit.

Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy