Djali e denoncoi të humbur, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në Ishull-Shëngjin

Djali e denoncoi të humbur, 73-vjeçarja gjendet e pajetë në Ishull-Shëngjin

Një 73-vjeçare është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në Ishull-Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit. Sipas informacioneve të policisë, viktima është shtetasja me inicialet L. R., ndërsa paraditen e së mërkurës, djali i saj kishte bërë kallëzim për largimin nga shtëpia.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy