4 të vdekur dhe 19 raste të reja në Maqedoni/ Autoritetet vendosin masa kufizuese për festën e Bajramit

4 të vdekur dhe 19 raste të reja në Maqedoni/ Autoritetet vendosin masa kufizuese për festën e Bajramit

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 4 viktima të reja nga koronavirusi. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, viktimat janë një një grua 65-vjeç dhe një 71-vjeçare nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova dhe një 41-vjeçare nga Prilepi.

Me 4 viktimat e reja numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 110. Gjithashtu gjatë testeve të kryera në orët e fundit nga 512 teste të kryera, janë konfirmuar 19 raste të reja, ndërsa 16 pacientë janë shëruar.

Në total që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë e Veriut numërohen 1858 raste me COVID-19, nga të cilët 1367 janë shëruar, ndërsa 381 janë aktiv.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka rekomanduar qeverisë që të vendosë një masë kufizuese prej 58 orësh për ditët festive të Bajramit dhe Shën Klimentit, më 24 dhe 25 maj, ndërsa ka kërkuar që kafenetë dhe restorantet të mos hapen as këtë javë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy