Ishte nisur për në Shqipëri, mbytet në brigjet e Anconës rimorkiatori, 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur

Ishte nisur për në Shqipëri, mbytet në brigjet e Anconës rimorkiatori, 2 të vdekur dhe 3 të zhdukur

Një rimorkiator në Ankona e cila ishte nisur për në Shqipëri, është mbytur mbrëmjen e të mërkurës në ujërat e Adriatikut, 50 milje larg brigjeve të Barit.

Mediat italiane raportojnë për dy të vdekur dhe 3 persona të zhdukur, katër shtetas italianë dhe një tunizian.

Rimorkatori po tërhiqte një bigë lundruese dhe po e sillte në Shqipëri, teksa mësohet se ëshët fundosur si pasojë e motit të keq.

Kërkimi për personat e zhdukur vijon ende, i koordinuar nga dhoma e operacionit i Kapitenerisë së Portit të Barit, në marrëveshje me autoritetet kroate.

Në vend ndodhen pesë anije me mbështetjen e një helikopteri. Aktualisht pritet edhe rikuperimi i pontonit i cili u tërhoq nga mjeti  i fundosur, ndërsa në bord ishin 11 persona, fatmirësisht në gjendje të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy