Policia e Sarandës ka proceduar penalisht 3 menaxherë të subjekteve që prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, pas orarit të lejuar. Bëhet me dije se janë referuar materialet në Prokurori për E. M., 29 vjeç, A. B., 18 vjeç. dhe Th. P., 44 vjeç. Po ashtu janë sekuestruar pajisjet që bëhej muzikë. Njoftimi: Sarandë/Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë qarkun, për parandalimin e ndotjes akustike. Gjatë kontrolleve janë konstatuar në paligjshmëri 3 subjekte, në Ksamil dhe në Sarandë. Procedohen penalisht 3 menaxherët e subjekteve që prishën qetësinë publike duke vendosur muzikë të lartë, pas orarit të lejuar. Sekuestrohen pajisjet që gjeneronin muzikën. Shërbimet e komisariateve të Policisë Sarandë, si rezultat i kontrolleve gjatë natës, për parandalimin e shqetësimit të qytetarëve dhe pushuesve, nga ndotja akustike që vjen si pasojë e muzikës së lartë në subjekte të ndryshme argëtimi, kanë konstatuar 3 raste të tjera të kësaj paligjshmërie. Në 3 lokale, në Sarandë dhe në Ksamil, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë në tejkalim të orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për 3 menaxherët e këtyre subjekteve, shtetasit E. M., 29 vjeç, A. B., 18 vjeç. dhe Th. P., 44 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për të trija rastet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale pajisjet që gjeneronin muzikën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve apo hoteleve, që të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe rregullat e parashikuara për ndotjen akustike, pasi në rast të konstatimit të paligjshmërive në këtë fushë, shërbimet e Policisë do të sekuestrojnë pajisjet që gjenerojnë muzikë dhe do të procedojnë sipas ligjit, shtetasit përgjegjës.



