<p>Gazetarja Klodiana Lala thotë se ka dyshime të forta se në ngjarjen e Dobraçit, pak ditë më parë në Shkodër, ka qenë i pranishëm edhe Ibrahim Lici. Sipas saj, dyshimet janë që ai mund të jetë plagosur. </p> <blockquote> <p><em>Në Prokurorinë e Posaçme mbërritën sot vajza e Bashkim dhe Flutura Bashës. Pavarësisht se ata u aksidentuan me vdekje, vajza kërkonte drejtësi. Problemi është që sot kemi disa pikëpyetje në lidhje me atë ngjarje. Është një person i tretë që shfaqet në ngjarje. Kam dyshime të forta që Ibrahim Lici ka qenë në atë automjet. Kam dyshime që mund të jetë plagosur. Por nuk mund të konfirmoj nëse është i njëjti person apo një person tjetër. </em> </p> </blockquote> <p> </p>



