Rast i emigracionit të paligjshëm në Vlorë, shpëtohen 11 emigrantë nga vende të ndryshme

Rast i emigracionit të paligjshëm në Vlorë, shpëtohen 11 emigrantë nga vende të ndryshme

Një gomone me 11 emigrantë të paligjshëm u sekuestrua në brigjet e Vlorës. 

 

Policia Kufitare u sinjalizua nga një telefonatë me numër grek, rreth orës 07:30 të ditës së sotme ku thuhej që një grup personash rrezikonin të mbyteshin në det, në veri të ishullit të Sazanit.

 

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën drejt zonës duke arritur të shpëtonin të gjithë personat që ndodheshin në bord, ndërkohë që ende nuk është konfirmuar destinacioni që ata synonin.

 

Sipas raportimeve, emigrantët ishin: 5 nga Bangladeshi, 3 nga Pakistani, 1 nga Afganistani, 1 nga Haiti dhe 1 nga Liberia.

 

Ata janë dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku po kryhen procedurat përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy