Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi është qëlluar me thikë nga disa persona ende të paidentifikuar . Sipas burimeve të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet G. H., i cili ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia e kryeqytetit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë
Më datë 09.02.2021, në rrugën “Teodor Keko”, nga persona ende të paidentifikuar është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



