Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari me pistoletë

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 37-vjeçari me pistoletë

Një 37-vjeçar me inicialet M.G. është arrestuar në flagrancë në Lezhë për dhunë ndaj bashkëshortes.

Policia i sekuestroi shtetasit një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Dhunoi bashkëshorten, si dhe mbante në banesë armë zjarri pistoletë, arrestohet në flagrancë  37-vjeçari. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje ku  bashkëshorti dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e  përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit. Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Lezhë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 37 vjeç, banues në Lezhë.  Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar,  ku Policia  gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  armë zjarri pistoletë e municion luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe municionit”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy