Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës.
Tre automjete janë përfshire në aksident ku është plagosur një person dhe kanë marrë lëndime të lehta dy të tjerë.
Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e këtij aksidenti.
Edhe një dite më parë një tjetër aksident ndodhi në këtë aks rrugor. Ky kryqëzim mbetet më problematiku ku ka patur shume aksidente dhe me humbje jete.



