Indi /Autobusi me pelegrinë rrëzohet në lumë, 21 të vdekur

Indi /Autobusi me pelegrinë rrëzohet në lumë, 21 të vdekur

Të paktën 21 pelegrinë kanë vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi autobusi me të cilin ata po udhëtonin humbi kontrollin duke përfunduar në lumë. Pelegrinët po udhëtonin në shtetin himalian të Uttarakhand.

Aksidenti i rëndë ndodhi në qytetin Dharasu të martën në mbrëmje, kur shoferi humbi kontrollin mbi autobusin, shkruan BBC.

Ministri i Shtetit Trivendra Rawat, tha se të plagosurit kishin marrë trajtim në një spital lokal.

Shteti Uttarakhand është popullor me turistët fetarë,  i cili tërheq qindra mijëra  pelegrinë çdo vit.

Një zyrtar i lartë i tha BBC se 17 kufoma ishin nxjerrë nga lumi, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin trupat e tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy