Aktori i njohur, Laert Vasili, është qëlluar mbrëmjen e kaluar nga një person i paidentifikuar në rrugën ''Shyqri Ishmi'', në Tiranë.
Lajmi u bë i ditur sot nëpërmjet një njoftimi të policisë. Vetë aktori mendon se ngjarja mund të ketë qenë një ngatërresë.
Në një lidhje telefonike për Report Tv aktori ka deklaruar se është sulmuar dje në darkë, kur po zbriste nga makina.
''Më sulmuan dje mbrëmë kur po zbrisja nga makina. Unë mendoj se janë grabitës oridinerë. Me siguri kanë menduar se jam femër nga flokët e gjata. Por kur u ktheva e panë se jam mashkull dhe më goditën'', ka deklaruar Vasili.
Sakaq policia ka identifikuar autorin i cili është shpallur në kërkim.



