Muzikë pas orës policore dhe minorenë të punësuar në lokal, ndëshkohet pronari në Tiranë

Muzikë pas orës policore dhe minorenë të punësuar në lokal, ndëshkohet pronari në Tiranë

Pronari i një lokali në kryeqytet është gjobitur me 10 milionë lekë dhe proceduar penalisht pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë pas orarit të përcaktuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të kontrolleve, kanë proceduar penalisht shtetasin Sh. S., 47 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe  “Punësimi i paligjshëm”, banues në Bathore, pasi u konstatua duke vijuar organizmin e aktivitetit me muzikë në lokalin që administron, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu gjatë konstatimit 47-vjeçari ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për ushtrimin e detyrës. Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit të këtij shtetasi, u konstatuan duke punuar 2 minorenë, pa kontrata punësimi.

Për këtë subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.

Në vijim të veprimeve, morën masë administrative për shkeljen e aktit normativ dhe u proceduan penalisht për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” 8 shtetas, pasi në kundërshtim me orarin e përcaktuar, u konstatuan në këtë subjekt duke krijuar zhurma shqetësuese për banorët.

Policia e Shtetit sqaron të gjithë qytetarët që ora policore është në fuqi pas datës 01 Janar dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy