Po ndërtonte pa leje në tokën e tjetrit/ Arrestohet 38-vjeçari në plazhin Livadh

Po ndërtonte pa leje në tokën e tjetrit/ Arrestohet 38-vjeçari në plazhin Livadh

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, në plazhin Livadh. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë. 

Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij.        

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit.   

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy