Dyshime se burojnë nga krimi, Prokuroria e Elbasanit sekuestron disa pasuri të paluajtshme

Dyshime se burojnë nga krimi, Prokuroria e Elbasanit sekuestron disa pasuri të paluajtshme

Nën dyshimin se burojnë nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Elbasanit sekuestron disa pasuri të paluajtshme.

Në kuadër të zbatimit të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar dhe synimit për të goditur pasuritë apo asetet e paligjshme që zotërohen/posedohen nga subjekte në fushën e veprimit të këtij ligji, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka konkluduar me sekuestrimin e disa pasurive të paluajtëshme dhe të luajtshme.

Pas veprimeve hetimore të kryera për procedimin pasuror nr.15/2020, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 90, datë 03.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u vendos sekuestrimi i pasurive që burojnë nga aktiviteti kriminal:

-Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 112m2, në Elbasan, në pronësi të shtetases F.A

Nga hetimi pasuror, rezultoi se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit Sajmir Alterziu, i dënuar nga drejtësia italiane për trafikim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Pas veprimeve hetimore të kryera për Procedimin pasuror nr.22/2020, mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, me vendimin nr. 89, datë 03.02.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u vendos edhe sekuestrimi i pasurisë që burojnë nga aktiviteti kriminal:

-Pasuria e llojit  “Njësi” me sipërfaqe 79m2 , në Elbasan, në pronësi të shtetasit Edison Gashi;

Nga hetimi pasuror ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit Edison Gashi, i dënuar nga drejtësia italiane për trafikimin e lëndëve narkotike nga Belgjika drejt Italisë.

Për ekzekutimin e vendimeve u ngarkuan Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara Tiranë, ASHK Drejtoria Vendore Elbasan dhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e çdo pasurie që buron nga veprimtaria e paligjshme sipas parashikimeve të ligjit “Antimafia”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy