E zë poshtë zetori, humb jetën 65-vjeçari në Lushnje

E zë poshtë zetori, humb jetën 65-vjeçari në Lushnje

Një 65-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Garunjas, në Njësinë Administrative Ballagat të Bashkisë Lushnje. Viktima, Besnik Hasalla, banor i këtij fshati, ka qenë duke punuar në pronën e tij të mbjellë me ullinj, në një zonë kodrinore me terren të thepisur. 

 

Sipas të dhënave paraprake, teksa kishte nisur punimet për të frezuar ullishten, mjeti bujqësor me agregat frezë ka dalë nga kontrolli në një dishezë.

 

Në fund të pjerrësisë, mjeti është përmbysur, duke e zënë poshtë 65-vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar trupin e të ndjerit drejt morgut, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Sipas burimeve nga grupi hetimor, dyshohet se shkak i daljes nga kontrolli të mjetit bujqësor ka qenë terreni i pjerrët ku po kryheshin punimet.


Ky është rasti i tretë brenda një harku kohor prej dy muajsh në zonën e Lushnjes, ku aksidentet me mjete bujqësore kanë rezultuar fatale për fermerët që drejtonin këto mjete.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy