
Një ngjarje horror është regjistruar në Firenze të Italisë. Mediat fqinje raportojnë se në tri valixhe janë gjetur dy kufoma njerëzish, të copëtuar. Autoritetet italiane dyshojnë se trupat i përkasin një çifti shqiptarësh nga Vlora, që rezultojnë të humbur që nga viti 2015.
Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore, por që nga ajo kohë nuk dihet më asgjë për ta.
Mediat italiane shkruajnë se një prej pistave ku po hetohet është një sherr që ka pasur çifti shqiptar me të dashurën e djalit, debat për të cilin nuk dihen ende detaje konkrete.
Një tjetër detaj që bën përshtypje është edhe vendi ku u gjet dyshja. Pjesët e trupit të Shpëtim dhe Teuta Pashos u gjetën pranë burgun Solliçiano ku djali i tyre vuante dënimin për trafik droge në kohën që çifti shqiptar u zhduk.
Paraprakisht mendohet se trupat janë copëtuar dikur tjetër dhe janë hedhur nga ndonjë makinë në ecje, por ende nuk dihet se prej sa kohësh qëndronin në atë valixhe. Kjo për shkak të letrës me të cilin ishin mbështjellë trupat, me celofan dhe najloni që kanë ofruar një lloj ‘mbrojtjeje’. Ajo që solli identifikimin e çifti ishte se në njërin prej trupave u vu re një tatuazh në formë spirance, poshtë të cilës ishte gdhendur edhe emri i një qyteti shqiptar poshtë. Por analizat dhe ekzaminimet e mëtejshme, do të zbardhin më tepër detaje.



