Koha e keqe dhe lagështira në rrugë ka shtuar numrin e aksidenteve vend. Pasditen e sotme një aksident ka ndodhur në kilometrin e 6 të autostradën Tiranë-Durrës.
Makina tip “Benz” me targa AA 185 HY, ka dalë jashtë rrugës, duke përfunduar në kanalin anësore jashtë autostradës.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga errësira dhe lagështira në rrugë nga drejtuesi i saj.
Në vendngjarje mërriti menjëherë policia dhe deklaroi se automjeti është gjetur i braktisur dhe drejtuesi është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë dhe shkaqet e këtij aksidenti.



