Një sasi e madhe lënde narkotike u zbulua nga agjentët grekë të antidrogës në portin e Igumenicës.
Bëhet fjalë për 500 kilogramë kanabis të fshehura në një kamion që transportonte letër.
Ngarkesa ishte nisur nga Valencia e Spanjës dhe kishte ndjekur një rrugë përmes Italisë.
Autoritetet dyshojnë se destinacioni përfundimtar mund të ketë qenë Turqia, ku çmimi i kësaj droge të veçantë është më i lartë.
Ne pranga ra shoferi i kamionit, një 50 vjeçar me shtetësi bullgare. Personi i arrestuar nuk po bashkëpunon me autoritetet dhe refuzon të japë informacion në lidhje me rrjetin e trafikimit, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të zbardhur plotësisht rastin.



