
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në aksin nacional Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Tapizë. Sipas informacioneve paraprake, shkak kër aksidentin dyshohet të jetë berë nje makinë tip “Benz", e cila i ka prerë rrugën një mjeti tjetër tip “Audi".
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur një nga drejtuesit e mjeteve të përfshira ne aksident. Burimet bënë të ditur se i plagosuri është dërguar drejt Tiranës, për të marrë mjekim më të specializuar.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë detaje rreth aksidentit.



