Inagurohen ambientet e reja të Policisë në Shkodër, Çuçi: Po nisim një kapitull të ri!

Inagurohen ambientet e reja të Policisë në Shkodër, Çuçi: Po nisim një kapitull të ri!

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka qenë këtë të mërkurë në Shkodër, ku ka inaguruar ambientet e reja të Komisariatit të Policisë. “Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Ky 4-vjeçar do të shënojë hapin më të madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë”. Kështu është shprehur ministri i Brendshëm, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e inagurimit.

Sipas tij inagurimi i këtij investimi të rëndësishëm të qeverisë shqiptare, është përmbyllje e një kapitulli për investimet infrastrukturore, të munguara deri dje, për të vijuar këtej e tutje me ngritjen e Policisë së Shtetit në një nivel tjetër.

No description available.

(Në foto: Ambientet e reja të Policisë në Shkodër)

Ministria e Brendshme gjatë viteve të fundit ka nisur një projekt madhor për modernizimin në çdo qelizë të strukturave të Policisë së Shtetit, duke nisur nga pajisjet, mjetet e punës, trajtimin financiar, ambientet e reja, e sidomos nëpërmjet futjes së teknologjisë së avancuar dixhitale dhe pajisjeve të sofistikuara për të mbuluar detyra, që deri dje kryheshin përmes mbikëqyrjes fizike”, tha ministri Çuçi.

Në vijim ai shtoi se aleati kryesor i Policisë së Shtetit në përballje me paligjshmërinë janë qytetarët, pa ndihmën dhe mbështetjen e të cilëve puna e Policisë së Shtetit dhe e të gjithë strukturave të tjera ligjzbatuese nuk jep dot dot rezultatet që duhen.

Vizioni ynë është që Policia e Shtetit të qaset gjithmonë e më shumë si shërbim ndaj qytetarëve, jo si forcë represive. Një polici komunitare ku siguria e përbashkët ndërtohet edhe me përfshirjen e qytetarëve”, tha Çuçi. Të pranishëm në ceremoninë e inagurimit ishin edhe drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, drejtues të tjerë të departamenteve në Policinë e Shtetit, Prefekti dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese në qark.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy