Dy të rinj nga Elbasani janë arrestuar nga policia në Himarë pasi janë kapur duke shpërndsarë drogëra të forta në doza.
Komisariati i Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza, si rezultat u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim i shtetasve: G. H., 25 vjeç, dhe E. M., 21 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz" me të cilin qarkullonin këta dy shtetas, u gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar kokainë, 2 aparate celulare, një sasi parash (lekë, euro, pound dhe franga) e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas u shisnin lëndë narkotike personave të ndryshëm, përdorues të lëndëve narkotike, në zonën e Dhërmiut, kryesisht në lokalet e natës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



