Goditi gjyqtarin e ndeshjes Apollonia-Vora dhe dëmtoi stolat e stadiumit, shpallet në kërkim

Goditi gjyqtarin e ndeshjes Apollonia-Vora dhe dëmtoi stolat e stadiumit, shpallet në kërkim

Një person është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme ka goditur gjyqtarin e ndeshjes Apollonia-Vora.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier po punojnë për kapjen e shtetasit A. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2023, rreth orës 16:30, pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Apollonia-Vora, ka dëmtuar stolat e stadiumit “Loni Papuciu” dhe me njërin prej tyre, ka goditur gjyqtarin e ndeshjes, shtetasin B. Z., 44 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit, ndërmjetësit sportiv” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy