Zbardhet dinamika e plagosjes së 20-vjeçares në Vlorë, Nikaj refuzoi ndarjen nga e reja (VIDEO)

Zbardhet dinamika e plagosjes së 20-vjeçares në Vlorë, Nikaj refuzoi ndarjen nga e reja (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Vlorë.

Bëhet me dije se 20-vjeçarja, K. Z, e plagosur dhe autori i ngjarjes Fadil Nikaj kishin një histori dashurie.

Dy të rinjtë ndodheshin në një lokal në qytetin e Vlorës ku kanë diskutuar me fjalë dhe më pas Nikaj duke mos pranuar ndarjen nga 20-vjeçarja ka qëlluar këtë të fundit me armë zjarri në këmbë.

Pas kësaj, 30-vjeçari ka nxjerrë nga çanta një granatë dhe e ka hedhur në drejtim të 20-vjeçares e cila menjëherë ka dalë jashtë lokalit për të kërkuar ndihmë. Nikaj është arritur të ndalohet nga qytetarët që ndodheshin pranë, teksa me mbërritjen e policisë është bërë arrestimi i tij.

Gjatë kontrollit Nikajt iu gjet në çantë dhe një granatë e dytë. Fatmirësisht granata e hedhur në lokal nuk ka shpërthyer edhe pse autori i kishte hequr asaj siguresën.

Ndërkohë 20-vjeçarja ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy