Vodhën dy banesa në Gjirokastër, arrestohen dy persona

Vodhën dy banesa në Gjirokastër, arrestohen dy persona

Vodhën në banesat e dy qytetarëve, arrestohen nga policia dy persona në Gjirokastër.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve, për dy raste vjedhjesh, në muajt tetor dhe dhjetor, 2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasve Xh. L., 24 vjeç dhe të një 17-vjeçari.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në dy banesa në qytetin e Gjirokastrës, një shumë parash dhe disa vegla pune.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy