Prokuroria Speciale arreston pesë persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prokuroria Speciale arreston pesë persona të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Një hetim disamujor i Prokurorisë Speciale në Kosovë, ka çuar sot në arrestimin e pesë personave të dyshuar për kryerje të krimeve të luftës ndaj viktimave civile shqiptare.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se pesë personat në prill të vitit 1999 në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, vranë, plagosën, dogjën, rrëmbyen, dhunuan, maltretuan e torturuan civilët shqiptarë.

Përveç viktimave, këta të pesë dyshohen edhe për një sërë dëmesh të tjera në objekte si dhe dëbimin e popullatës.

Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar personat me inicialet: D.C., D.N., N.S., S.J., M.Sh., me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, më 05.04.1999, në orët e para të mëngjesit, kishin ndërmarrë një aksion në fshatrat Inatoc (Kokaj), Llovcë, Pogragjë dhe Uglar, ku me qëllim dhe dashje kishin vrarë, plagosur, djegur për së gjalli viktimat civile shqiptare, marrë peng, dhunuar, rrahur, maltretuar, torturuar fizikisht dhe psiqikisht, plaçkitur, shkatërruar pronat e shqiptarëve dhe djegien e tyre, dëbuar popullatën civile shqiptare, shkatërruar dhe abuzuar objektet kulturore dhe fetare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për personat e lartcekur do t’i ndërmerre veprime e mëtejme procedurale ligjore, derisa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy