Mykonos, 27-vjeçari shqiptar u vra nga shoku i tij për qiranë e shtëpisë

Mykonos, 27-vjeçari shqiptar u vra nga shoku i tij për qiranë e shtëpisë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në ishullin grek, Mykonos, ku një 27-vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje me thikë. Sipas mediave greke, nga hetimet e kryera rezulton se shkak i vrasjes është qiraja e shtëpisë, ndërsa autori i dyshuar është shoku i viktimës, gjithashtu shqiptar.

Pesë persona janë arrestuar nga policia greke, mes të cilëve edhe një 29-vjeçar i dyshuar se e qëlloi me thikë në zemër. Të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë. 29-vjeçari dhe viktima kanë qenë shokë dhe jetonin të dy prej fillimit të muajit Qershor në një shtëpi me qira. Të dy kishin shkuar për punë në ishullin e Mykonos. Por disa ditë para krimit, 29-vjeçari u largua nga shtëpia pas një sherri për qiranë me 27-vjeçarin.

Një ditë para vrasjes të dy u takuan për të sqaruar mosmarrëveshjen, por sërish u grindën. Dyshohet se në këtë moment 29-vjeçari i mori me forcë celularin dhe portofolin me 100 euro 27-vjeçarit. Pas këtij incidenti, miq të përbashkët të tyre tentuan t’i afronin për të gjetur zgjidhje. Kështu ata caktuan një takim, por që ajo ditë u shndërrua në tragjedi për 27-vjeçarin shqiptar.

29-vjeçari shkoi në takim me 4 shokët e tij, por në vend që të sqaroheshin me fjalë, përdorën sende të forta dhe thikë. 29-vjeçari dhe 4 shokët e tij filluan të rrihnin të riun, duke e goditur me sende të forta. Ndërsa dyshohet se ka qenë pikërisht 29-vjeçari që e goditi viktimën me thikë në zemër duke e lënë të vdekur në vend. 27-vjeçari shqiptar u dërgua në spital, por fatkeqësisht ai humbi jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy