Kraja: Grupet kriminale shqiptare janë bërë të egra, e kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet dhe tregtohet droga

Kraja: Grupet kriminale shqiptare janë bërë të egra, e kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet dhe tregtohet droga

Kreu i SPAK, Arben Kraja thotë se grupet kriminale shqiptare janë fuqizuar shumë dhe janë bërë më të egra.

Duke folur ditën e sotme gjatë një konference për krimin e organizuar ndërkombëtar, ai deklaroi se grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit.

E kanë shtrirë aktivitetin në vendet e Amerikës Latine, ku prodhohet droga, ku konsumohet droga në vendet e BE, ku tregtohet madje edhe në Dubai.

Një shtrirje e tillë tregon rrezikshmërinë. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egra.

Shohim përditë rastet e vrasjeve të ndodhura kohët e fundit, ku përfshihen qoftë shtetas shqiptar edhe të huaj.

Teknologjia që ata përdorin, telefonat e inkriptuar po përdoren nga këto grupe kriminal apo edhe paratë e pista, për të rritur këtë aktivitet dhe për të dëmtuar konkurrencën.

Gjithë kjo shtrirje e gjerë, që përdor kaq metoda të fundit të zhvillimit të teknologjisë, kërkon kundërpërgjigje të fortë të institucioneve.

Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal dhe për këtë arsye në Shqipëri është krijuar SPAK si strukturë e re.

Kraja shtoi më tej se nga bashkëpunimi me SPAK me autoritetet italiane, janë sekuestruar sasi rekord lënde narkotike dhe arrestime të bujshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy