
Pas bllokimit të deputetëve të Agimit të Artë, Facebook-u nuk lejon më përdorimin e faqeve të organizatës.
“Mesazhi juaj nuk u dërgua, sepse ka përmbajtje të lajmëruar si fyese për përdoruesit e tjerë të Facebook-ut”, ky mesazh shfaqet sa herë që një përdorues i Facebook-ut përpiqet të hapë faqet e Agimit të Artë.
Sipas efsyn.gr janë bllokuar edhe profilet e deputetëve të organizatës.
Facebook-u në një përpjekje për të ndaluar oratorinë e urrejtjes, ka lajmëruar që do të ndalojë në platformën e vet çdo shprehjeje, çdo mbështetje apo admirim ndaj epërsisë së bardhë dhe ato që janë pro ndarjes së racave. /sipas gazetta.gr përgatiti Erina Çoku/



