
Një aksident i rëndë me një të vdekur dhe tre të plagosur rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të marte në Berat.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:20 në fshatin Rroshnik, ku një mjet tip kamionçinë, në të cilin udhëtonin 4 shtetas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Si rezultat ka gjetur vdekjen Zybo Brami 58 vjeç, ndërsa janë plagosur Astrit Kanaci, i cili dyshohet të ketë qenë shoferi i makinës, Daniel Brami 26 vjeç dhe Roni Brami 12 vjeç.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të qytetit, ndërsa pritet pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e plotë të aksidentit.



