Tragjedia në Himarë/ Në kujtim të vajzës, sonte marshim homazh në Shëngjin-Lezhë

Tragjedia në Himarë/ Në kujtim të vajzës, sonte marshim homazh në Shëngjin-Lezhë

Dioqeza e Lezhës dhe ajo e Rrëshenit bashkë me shoqërinë civile do të zhvillojnë sot një marshim homazh për vajzën e vogël që humbi jetën në Himarë pasi u godit nga një gomone.

Prej orës 19:00 do të zhvillohet një marshim homazh në Shëngjin- Lezhë në përkujtim të vogëlushes Joanda Avdia.

Lajmin e bëri të ditur Peshkopi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta përmes një postimi në rrjete sociale.

“Sonte ora 19:00 një marshim homazh në Shëngjin - Lezhë në përkujtim të vogëlushes Joanda Avdia që gjeti vdekjen në bregdet nga papërgjegjshmëria.

Nisja nga oborri i Kishës së Shëngjinit me lule dhe qirinj në dorë drejt bregdetit!.

 Vajza 7-vjeçare humbi jetën në plazhin Potam në Himarë pasi u godit nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy