
Një aksident i frikshëm është regjistruar ditën e sotme në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në aksin Pogradec-Lin pranë fshatit Piskupat.
Mësohet se një furgon mallrash është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni. Fatmirësisht drejtuesi i furgonit ka shpëtuar me disa dëmtime të lehta.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



