Përndiqte një shtetase, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

Përndiqte një shtetase, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari

Një 25-vjeçar me banim në Lushnjë u arrestua pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase me inicialet A.D.

Gjatë ndalimit nga Policia e Durrësit rezultoi se ai drejtonte automjetin me leje drejtimi të falsifikuar.

 

NJOFTIMI

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Përndjekja" dhe "Falsifikimi i dokumenteve", shtetasin: 

E. T., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur shtetasen A. D. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy