Tentoi të dilte nga Kakavija me 41 mijë euro të padeklaruara, nën hetim një grua

Tentoi të dilte nga Kakavija me 41 mijë euro të padeklaruara, nën hetim një grua

Një grua e cila tentoi të dilte nga Shqipëria, me 41 000 euro të padeklaruara është vënë nën hetim.

Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases Zh. D., ku u gjetën 41 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen Zh. D., 50 vjeçe, banuese në Greqi.

Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy