Kërcënoi me armë të dënuarin për kultivim droge, arrestohet 32-vjeçari

Kërcënoi me armë të dënuarin për kultivim droge, arrestohet 32-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar një 32-vjeçar me inicialet A.L., pasi ka kërcënuar me armë një 26-vjeçar pranë tregut të mallrave të përdorura në Berat. Ky i fundit ishte dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje.

Kanosi për motive të dobëta me armë zjarri një shtetas dhe tentoi të largohej, kapet gjatë ndjekjes nga Policia 32-vjeçari. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. L., 32 vjeç, banues në lagjen ‘30 Vjetori’, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “30 Vjetori”, te tregu i mallrave të përdorura, ka kanosur për motive të dobëta, me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. P., 26 vjeç, banues në lagjen “Jani Vruho”, Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike). 32-vjeçari, kur ka parë shërbimet e Policisë ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur pas disa minutash ndjekjeje”, njoftoi policia e Beratit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy