Një 43-vjeçar shqiptar vdiq në Itali në vendin e punës.
Ngjarja ka ndodhur në Fossano (Cuneo) në fabrikën ku punonte shqiptari G.R.
Sipas të dhënave të para, shqiptari është shtypur nga një mjet i vogël që drejtohej nga një koleg dhe përdorej për transportin dhe ngritjen e mallrave brenda fabrikës.
46-vjeçari ishte në afërsi të një muri dhe është përplasur nga mjeti, duke mbetur i vdekur në vend. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.



