Një i ri nga Tirana ka përfunduar në prangat e policisë në Sarandë pasi është kapur duke shpërndarë doza kanabisi në zonat bregdetare. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 15”, arrestuan në flagrancë shtetasin R. O., 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur 28 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një shumë parash, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



