Makina del nga rruga në Dajt, dy të plagosur

Makina del nga rruga në Dajt, dy të plagosur

Një makinë ka dalë nga rruga në afërsi të Dajtit pasditen e sotme. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Sipas të dhënave të para, të plagosurit janë dy të rinj me inicialet A. Ll., 33 vjeç dhe J. J., 22 vjeçe. Kalimtarë të rastit u kanë dhënë atyre ndihmën e parë.

Shkak për aksidentin sipas policisë është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit.

Njoftimi i policisë

Më datë 29.08.2021, rreth orës 17:10, afër hyrjes së Parkut të Dajtit, shtetasi A. Ll., 33 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë  është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja J. J., 22 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy