Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi është konstatuar duke bërë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë. Sipas policisë, rasti është konstatuar nga makina inteligjente e Policisë Rrugore.
“Gjatë kontrolleve parandaluese për mjetet që bëjnë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan është konstatuar një motomjet, tip ‘Kaëasaki’, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se drejtuesi i motomjetit shtetasi S. K., 33 vjeç, drejtonte motomjetin pa leje drejtimi. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K. për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj.



