Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Përrenjas.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur “Kthesat e Dragostunjës”.
Sipas burimeve nga vendngjarja një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përmbysur në rrugë.
Ndërkohë drejtuesi i automjet dhe një person tjetër si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur.
Paraprakisht nuk dihet gjendja shëndetësore, ndërsa transporti i tyre për në spital është i vështirë për shkak të qarkullimit jashtëzakonisht të dendur të automjeteve në këtë aks të rrugës kombëtare.



