
Një konflikt i çastit ka gjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit duke lënë të plagosur një person në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ngjeqar, Roskovec, ku pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.
Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



