
Gjykata e Apelit ka vendosur të mos pranojë ankimimin e shtetasit Marjus Dema, i cili akuzohet për vrasjen e shokut të tij, 27-vjeçarit Mehmet Qema, te “5 Maji”, në Tiranë.
Gjykata e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Demën për vrasjen e të riut. Ai kërkoi lirinë në Apel me argumentin se e kishte kryer vrasjen pa dashje dhe se ishte penduar.
Ngjarja
Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. I
Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.
Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit.



