Mashtronin qytetarët që të investonin në tregje fiktive, në pranga menaxherja e call center-it në Shkodër dhe drejtuesi i skuadrës

Mashtronin qytetarët që të investonin në tregje fiktive, në pranga menaxherja e call center-it në Shkodër dhe drejtuesi i skuadrës

Policia e Shkodrës ka arrestuar menaxheren e një call center-i dhe një tjetër punonjës të subjektit pasi përmes telefonatave, mashtronin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.

Në prangat e policisë kanë rënë K. G., 32 vjeç dhe E. E., 39 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi: Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Skuadra”, zbulohet një subjekt i përshtatur si call center, në të cilin, përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.

Vihen në pranga drejtuesi i skuadrës së operatorëve të këtij subjekti dhe menaxherja e përgjithshme.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme të kryera në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Shkodër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë për hetimin e këtyre krimeve, në DPPSH, është finalizuar operacioni policor i koduar “Skuadra”.

Gjatë këtij operacioni, në rrugën “Daut Boriçi”, u ushtrua kontroll në një subjekt privat të përshtatur si call center, në të cilin nga verifikimet rezultoi se përmes telefonatave, mashtroheshin qytetarë të ndryshëm, që të investonin në tregje fiktive.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. G., 32 vjeç, banues në Shkodër, drejtuesi i skuadrës së operatorëve të subjektit;

E. E., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, menaxhere e përgjithshme e subjektit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy