Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, plagosi me thikë fqinjin pas një konflikti

Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, plagosi me thikë fqinjin pas një konflikti

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit mbrëmjen e djeshme për një konflikt mes dy shtetasve, komshinj me njëri-tjetrin, nisën hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit.
Si rezultat i hetimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi Ervin Qose, 46 vjeç, i cili dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me thikë fqinjin e tij, shtetasin A. Sh., 31 vjeç, në rrugën "Jakov Xoxa" në Tiranë. 

I plagosuri vijon të jetë nën kujdesin mjekësor, por jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy