Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dëfrim Hakramën, përgjegjësi i turnit të natës në landfillin e Sharrës, ku u gjet trupi i pajetë i 17-vjeçarit Dëfrim Hakrama.
Ardit Gjoklaj, u gjet i vdekur më 7 gusht, në vendin e grumbullimit të plehrave në Sharrë, me dëmtime të shumta në kokë, trup dhe gjymtyrë.
Familjarët e tij kërkuan zbardhjen e ngjarjes, duke pretenduar se djali ishte vrarë dhe trupi ishte fshehur për më shumë se 10 orë.
Lidhur me këtë ngjarje u ndaluan 4 persona; Besnik Braha, përgjegjës i firmës 3K, Edmond Kollari, drejtues eskavatori, Dëfrim Hakrama, përgjegjës turni dhe përgjegjësi i punonjësve, Bujar Daja.



